LAJMI I FUNDIT:

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson largohen nga spitali në Australi pesë ditë pasi u diagnostikuan me coronavirus

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson largohen nga spitali në Australi pesë ditë pasi u diagnostikuan me coronavirus
Tom Hanks dhe Rita Wilson (Foto: Getty Images/Guliver)

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, ditë më parë rezultuan pozitivisht me coronavirus (COVID-19), ndërsa sot (e hënë) u njoftua se janë larguar nga spitali dhe tani po vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në një shtëpi me qera në Australi.

Përfaqësuesi i Hanks konfirmoi të hënën për The Hollysood Reporter që dyshja mbeten në karantinë në një shtëpi.


Çifti me famë botërore, të dy 63-vjeçarë, kishin njoftuar diagnozat e tyre të mërkurën, duke zbuluar në rrjetet sociale se pasi përjetuan disa dhimbje trupi dhe ethe të lehta, ata ishin testuar për virusin dhe konfirmuan se ishin pozitivë.

Tom Hanks dhe Rita Wilson (Foto: Getty Images/Guliver)

Hanks kishte udhëtuar në Australi për të xhiruar një film me regji të Baz Luhrmann, që përshkruante jetën e këngëtarit të famshëm Elvis Presley – film ky prodhim i kompanisë ‘Warner Bros’.

Wilson po ashtu kishte bërë disa paraqitje, duke përfshirë një shfaqje në Sidnei, Australi.

Të gjitha lajmet nga Tom Hanks
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tom Hanks

Që nga diagnostikimi, Hanks herë pas herë ka njoftuar fansat për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes përmes mediave sociale.

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Të hënën, edhe aktori Idris Elba u bë ylli i fundit i Hollywoodit që u diagnostikua me virusin vdekjeprurës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori