LAJMI I FUNDIT:

Todorov: Mbi 300 mjekë në vit i dërgojmë për specializim

Todorov: Mbi 300 mjekë në vit i dërgojmë për specializim

Mbi 300 mjekë në vit i dërgojmë për specializim, ndërsa 20 janë nga Spitali i Përgjithshëm në Strumicë, kështu theksoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Todorov sqaroi se në rrjedhë është edhe procesi i bashkëfinancimit të specializimeve private, në shpalljen e tij të dytë janë paraqitur 170 mjekë. Ai konsideron se me të do të kryhet edhe çështja e specializuesve në qytetet më të vogla, sepse këto kuadro do të punësohen në qendrat ku kanë aplikuar.


‘Kur ka të bëjë me projektin e edukimit të kuadrove mjekësore në vendet e huaja, mund të them se deri tani janë përfshirë 2.200 persona. Në fillim kur filluam, kishim normë 500 dhe na dukej e pamundur. Por, dy vite me radhë dërgojmë nga 1 mijë mjekë ose infermiere. Ky projekt është i rëndësishëm edhe nga një segment tjetër, jo vetëm që do të fitojnë shkathtësi profesionale por edhe organizative, sjellje ndaj pacientëve, ndaj kolegëve’, theksoi Todorov.

Sipas tij, në pesë vitet e fundit, në nivel të Maqedonisë në sektorin shëndetësor publik janë punësuar katër mijë persona, në një pjesë më të madhe ose mbi 90 përqind e personelit mjekësor, ndërsa të tjerët informacistë, fizikantë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori