Tjetër ribashkim i “Spice Girls”?

Mel B ka thënë se “Spice Girls” janë duke biseduar për një ribashkim në vitin e ardhshëm.
39-vjeçarja ka treguar se ajo dhe ish-pjesëtaret tjera e grupit, Geri Halliwell, Emma Bunton, Mel C dhe Victoria Beckham, nuk kanë vendosur akoma të organizojnë ndonjë gjë speciale për të festuar 20-vjetorin në 2016.
“Dua të them se ne u bashkuam për Lojërat Olimpike, edhe pse askush nuk e mendonte. Vitin tjetër është 20-vjetori i formimit të grupit tonë kështu që do shohim se çfarë do mund të bëjmë”, është shprehur Mel B, transmeton Top Channel.
E pyetur nëse vajzat kanë nisur të planifikojnë ndonjë gjë, ajo është përgjigjur: “Ne flasim shumë me njëra-tjetrën, por nuk kemi bërë ndonjë plan konkret”.
Nga
Telegrafi
19/04/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































