LAJMI I FUNDIT:

Tjetër investim nga MKRS-ja, 1,3 milion euro për projekte sportive në Rahovec

Tjetër investim nga MKRS-ja, 1,3 milion euro për projekte sportive në Rahovec

Në kuadër të investimeve kapitale në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Rahovecit. Këto tri projekte arrijnë vlerën e gati 1.3 milion euro.

Memorandumet kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe” në vlerë prej 800 mijë euro i cili do të realizohet gjatë vitit 2017-2019, për realizimin e projektit “Rregullimi i Stadiumit të Futbollit në Ratkoc” në vlerë prej 320 mijë euro që do të përfundojë deri në vitin 2019 në tri faza dhe “Renovimi i stadiumit të futbollit në Rahovec” në vlerë prej 150 mijë euro, i cili parashihet të realizohen këtë vit.


Ministri Kujtim Shala, tha se kjo përkrahje financiare për realizimin e projekteve të ndryshme kapitale bëhet me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të Qeverisë, në fushën e sportit.

Investimet e MKRS-së në infrastrukturë kanë për synim krijimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinj dhe sportistë. Projektet që u nënshkruan sot, do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Rahovecit me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve sportive, u shpreh ministri.

Ndërkaq, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, theksoi se ndjehet i kënaqur që këto projekte në përkrahje të sportit në komunën e Rahovecit, u nënshkruan sot. Ai shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për Rahovecin. Këto projekte janë jashtëzakonisht të dobishme për banorët e sportistët e Rahovecit. Ata do të kenë hapësirat e nevojshme moderne për të kryer aktivitetet dhe për të garuar.

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori