LAJMI I FUNDIT:

Tjetër fitore e thellë e Kosovës, këtë herë ndaj Moldavisë

Tjetër fitore e thellë e Kosovës, këtë herë ndaj Moldavisë
(Foto: basketbolli.com)

Kosova ka shënuar fitore të thellë ndaj Moldavisë 122-42 (34:15, 26:10, 37:3, 25:14), në kuadër të FIBA European Challenger për U16, që po zhvillohet në Prishtinë.

Kosova e nisi për mrekulli ndeshjen, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, ndërsa aplikonte një lojë kolektive dhe agresive në mbrojtje. Kjo dha sukses, duke thelluar epërsinë minutë pas minute, derisa çerekun e parë e fiton me shifrat 34:15.


Dardanët e rinj nuk e ndalën ritmin as në periudhën e dytë për të thelluar edhe më shumë epërsinë, kurse pjesën e parë e fiton 60-25.

Basketbollistët e rinj të Kosovës ishin të pandalshëm edhe në periodën e tretë, ku për 10 minuta lejuan kundërshtarin të shënojë vetëm tri pikë, ndërsa shënuan 37, duke bërë që rezultati në semafor pas 30 minutash të ishte 97:28.

Kosova menaxhoi lojën edhe në 10 minutat e fundit dhe thelloi epërsinë edhe më shumë për të triumfuar 122-42.

Te Kosova u dalluan Arlind Konjuhi me 26 pikë, Eris Zeneli me 22 dhe Rron Dahsyla me nëntë pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Kosovën, pas asaj ndaj Maltës, duke kryesuar grupin, kurse të mërkurën (nesër) përballet me Gjibraltarin.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori