LAJMI I FUNDIT:

Titrimi shqip-shqip i serialit “Rrushe” shkakton një valë me ‘meme’ interesante dhe video qesharake në rrjetet sociale

Titrimi shqip-shqip i serialit “Rrushe” shkakton një valë me ‘meme’ interesante dhe video qesharake në rrjetet sociale

Seriali “Rrushe” këto ditë u kthye në prodhimin kinematografik më të përfolur të momentit.

Reklama

Kjo pasi në transmetimin e tij në televizionin Top Channel, u shfaq titrimi i serialit në shqip – ani pse ai i tëri është realizuar në gjuhën shqipe me dialektin e Kosovës.

Mes reagimeve të shumta që pati nga profesionistë të fushës së filmit, disa me dyshime për përkthim e përvetësim e disa të tjerë me justifikim, një reagim zyrtar erdhi mbrëmjen e së mërkurës edhe nga aktorja në rolin kryesor të serialit “Rrushe”, Doresa Rexha.

"Seriali 'Rrushe' ka qenë i titruar edhe gjatë transmetimit në Kosovë dhe është bërë në nderim të shurdhmemecëve" - vjen reagimi i Gjirafës
Lexo po ashtu "Seriali 'Rrushe' ka qenë i titruar edhe gjatë transmetimit në Kosovë dhe është bërë në nderim të shurdhmemecëve" - vjen reagimi i Gjirafës

E njëjta përmes rrjetit social Facebook sqaroi se titrimi i serialit është bërë edhe gjatë transmetimit të tij të para dy viteve në platformën Gjirafa, në dedikim të komunitetit të shurdhmemecëve, të cilët kanë mundësi që përmes titrave ta kuptojnë ngjarjen.

Por e gjithë kjo “dramë” e kthyer në temën më të diskutuar të momentit, ka shkaktuar edhe një valë reagimesh qesharake me meme nga më të ndryshmet, që kanë pushtuar faqet zyrtare të shumë mediave në rrjetet sociale.

Një nga ‘meme’-të që ka bërë më së shumti bujë ka qenë krahasimi i thënies së famshme të Donald Veshaj në BBVA 1 “Më lër të flas”, me atë që kishte thënë dikur një qytetar në një intervistë me kërkesën për të folur.

Foto: Dosja

Gjithashtu, një përdorues i rrjetit social Facebook me emrin Nim Shabani, ka publikuar një sërë videosh, të cilat tregojnë krahasimet hde mënyrën se si disa nga kronikat televizive të Kosovës, mund të prezantoheshin në dialektin e Shqipërisë.

Si rast shakaje është marrë kronika famëkeqe televizive e Radio Televizionit Publik (RTK) të Kosovës, kur ishte raportuar kinse për “prezencën” e disa jashtëtokësorëve në Lipjan.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe shakatë me fotografitë e vjetra dhe figurat e rëndësishme historike, duke vendosur titra krahasues mes dialekteve të gjuhës shqipe. /Telegrafi/

Foto: Facebook

Foto: Facebook

Foto: Qasja Politike/Facebook

Foto: Coolnfresh Magazine/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
E pyesin vazhdimisht për Kiarën, Luizi iu përgjigjet ndjekësve: Asnjëri prej jush nuk e do aq shumë sa e dua unë

E pyesin vazhdimisht për Kiarën, Luizi iu përgjigjet ndjekësve: Asnjëri prej jush nuk e do aq shumë sa e dua unë

Magazina
Rikthehen sërish bashkë - Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

Rikthehen sërish bashkë - Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

Magazina
Soni Malaj mahnit me fizikun atraktiv, ndërsa publikon imazhe në bikini

Soni Malaj mahnit me fizikun atraktiv, ndërsa publikon imazhe në bikini

Magazina
Elita Rudi sjell pamje nga pushimet në Kroaci

Elita Rudi sjell pamje nga pushimet në Kroaci

Magazina
Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall

Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall "Mis Central London"

Magazina
Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Magazina
Kalo në kategori