LAJMI I FUNDIT:

Tite paralajmëron gjëra të mëdha nga Brazili në Katar

Tite paralajmëron gjëra të mëdha nga Brazili në Katar

Kombëtarja e Brazilit do të zbres sonte në fushë në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Brazilianët janë favoriti kryesor për ta fituar këtë botëror dhe trajneri Tite ka folur para kësaj sfide.


Dilema e madhe është nëse do të luaj Vinicius Jr që ka vuajtur pak nga një lëndim i vogël, derisa Tite thotë se nuk ka shanse që t’ia jap formacionin askujt.

“Nuk ka asnjë shans që t’iu jap formacionin, sepse nuk dua që t’i lejoj avantazhe kundërshtarit. Serbia është mjaftueshëm dhe me shumë traditë, ndaj duhet të bëjmë shumë kujdes”.

“Por nga ana tjetër unë kam shumë një rinj në dispozicion, që të gjithë protagonistë në klubet e tyre të rëndësishme. Prandaj, luan Viniciusi apo jo, ne do të bëjmë ndeshjen tonë të madhe”.

“E them me bindje këtë, pasi sivjet jemi një skuadër shumë e pjekur, e cila shënon shumë gola dhe pëson fare pak, njësoj siç treguam gjatë eliminatoreve për të ardhur këtu”, deklaroi Tite.

Ndërkohë, lidhur me atë çfarë pret nga skuadra e tij ndaj Serbisë, duke ditur rëndësinë e ndeshjes hapëse, Tite i dërgon një mesazh mesfushorëve, duke qenë se me skemën e tij me katër sulmues do të jenë ata që do të mbajnë peshën më të madhe.

“Mendoj se ekuilibri kërkohet në mesfushë, pasi nga aty lind gjithçka. Ndjej më pak ftohtë në stomak kundrejt katër vite më parë në Rusi, jam më i lehtë, shumë herë më në paqe me veten, por në të njëjtën kohë është gjithashtu e vërtetë se ndjej peshën dhe presionin e një kombi të tërë, atin brazilian, që futbollin e ka njësoj si feja”.

“Por jam i qetë, pasi është bukur të ëndërrosh që të fitosh, është e drejtë dhe e rëndësishme që të bësh më të mirën për t’i shtuar sa më shumë lumturi kombit tonë”.

“Jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm që ka edhe kombëtare të tjera që luajnë aq mirë sa ne, por nëse lojtarët e mi respektojnë dhe vënë në zbatim kulturën e futbollit tonë, atëherë jam i sigurt se do të bëjmë gjëra shumë të mëdha në Katar”, deklaroi Tite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori