LAJMI I FUNDIT:

Tinejxherët e pasur kinezë, e nervozuan presidentin: Boll ma me “fryrje”! (Foto)

Tinejxherët e pasur kinezë, e nervozuan presidentin: Boll ma me “fryrje”! (Foto)

Adoleshentët e pasur, në rrjetin Instagram “reklamojnë” jetën e tyre luksoze. Ata janë bërë kështu të famshëm, por po marrin edhe kritika të mëdha, sidomos në Kinë.

Presidenti kinez Xi Jinping ka vendosur të ndërpresë lazdrimllëkun e atyre që “fryhen” me vetura të shtrenjta, anije e aeroplanë luksozë, stoli, shampanjë, para etj., transmeton Telegrafi.


Ai fillimisht ka ndaluar shfaqjen e tyre në spektakle, meqë me sjelljet po e prishin publikun.

Kështu, vajzat e pasura që kanë qindra-mijëra ndjekës në Instagram që ndjekin jetët e tyre luksoze, jo vetëm që po kritikohen nga njerëzit e rëndomtë që thonë se ato duhet ta mësojnë vlerën e parasë, por shumë prej profileve të tyre tashmë janë bllokuar. /Telegrafi/

tin07

tin06

tin05

tin04

tin03

tin02