LAJMI I FUNDIT:

Tifozët mendojnë se Fabregas ka zgjedhur 11-shen e përkryer të Anglisë përpara ndeshjes së parë të Euro 2020

Tifozët mendojnë se Fabregas ka zgjedhur 11-shen e përkryer të Anglisë përpara ndeshjes së parë të Euro 2020

Cesc Fabregas ka thënë se trajneri Gareth Southgate duhet të fillojë me tre yje të Chelseat, Reece James, Ben Chilwell dhe Mason Mount në formacionin titullar të Anglisë në Euro 2020, ndërsa nuk mungojnë edhe Harry Kane dhe Jordan Henderson.

Anglia është njëri nga kombëtaret që ka më shumë zgjedhje në ekipin e tyre dhe Southgate pritet të ketë problem se me cilët lojtarë të startojë.

Megjithatë, pas trajnerit Jose Mourinhos, i cili i tregoi një formacion se si të luajë, tani radha i erdhi edhe mesfushorit Fabregas.


Mourinho i propozon Southgatet formacionin më të mirë të Anglisë, injoron Sterlingun dhe Rashfordin
Lexo po ashtu Mourinho i propozon Southgatet formacionin më të mirë të Anglisë, injoron Sterlingun dhe Rashfordin

Ish-lojtari i Spanjës favorizon lojtarët e Chelseat në zgjedhjet e formacionit startues, ku sipas tij duhet të jetë tre sosh: Mount, James dhe Chilwell.

Fabregas gjithashtu beson se Southgate duhet të luajë me dy mesfushorë si Henderson dhe Declan Rice në Euro 2020 në mënyrë që të gjejë vend për talentet sulmues të ekipit si Phil Foden, Jack Grealish dhe Mount.

Spanjolli në portë ka zgjedhur portierin Dean Henderson ndërsa në mbrojtje, përveç James dhe Chilwell, mendon se duhet të luajnë edhe Harry Maguire dhe John Stones.

Superkompjuteri parashikon shanset e të gjitha kombëtareve për ta fituar Euro 2020 – favorizohet Franca, ‘injorohet’ Anglia
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon shanset e të gjitha kombëtareve për ta fituar Euro 2020 – favorizohet Franca, ‘injorohet’ Anglia

Sikurse Mourinho, edhe Fabregas mendon se qendërsulmues i pa kompromis duhet të jetë Harry Kane, i cili sipas tij është ylli më i madh i ekipit.

Me këtë zgjedhje do të thotë se nuk ka vend për emra si Jordan Pickford, Kyle Walker, Marcus Rashford, Raheem Sterling ose Jadon Sancho, por është një formacion që është pëlqyer shumë nga tifozët në Twitter. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Superkompjuteri përditëson parashikimin e Ligës së Kampionëve pasi mbeten vetëm katër skuadra në garë – Kush e fiton trofeun?

Superkompjuteri përditëson parashikimin e Ligës së Kampionëve pasi mbeten vetëm katër skuadra në garë – Kush e fiton trofeun?

Liga e Kampionëve
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Mësohet data e largimit të Ancelottit nga Real Madridit

Mësohet data e largimit të Ancelottit nga Real Madridit

La Liga
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Ylli i Bayern Munichut kërkon falje pasi rrëzoi djaloshin që mblidhte topa

Ylli i Bayern Munichut kërkon falje pasi rrëzoi djaloshin që mblidhte topa

Liga e Kampionëve
Carvajal përballet me një pezullim të madh pas përplasjes me Bukayo Saka

Carvajal përballet me një pezullim të madh pas përplasjes me Bukayo Saka

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori