Tifozët e Romës e presin në aeroport Salahun (Video)

Mesfushori egjiptian kishte arritur në Aeroportin Fiumicino këtë mbrëmje (e mërkurë), ku është pritur nga 200 tifozë të Giallorossëve.
Ai ishte rrethuar nga sigurimi, ndërsa ultrasit e Romës ia kishin vënë shallin e klubit dhe kanë kënduar këngën e njohur: “Kemi ardhur deri këtu ta shohim Salahun duke shënuar”.
Së bashku me lojtarin ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i tij, Ramy Abbas.
Salah pritet të nënshkruajë për Romën pas testeve mjekësore, përkundër se Fiorentina ka thënë se do ta bllokojë transferimin nga Chelsea. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































