Tifozët e Manchester Unitedit zgjedhin transferimet më të mira që nga largimi i Sir Alex Fergusonit - Nga Mata tek Pogba e Falcao

Juan Mata është renditur si nënshkrimi më i mirë i Manchester Unitedit në një sondazh në internet, që nga koha kur Sir Alex Ferguson u largua nga Old Trafford.
Spanjolli u bashkua me klubin nga Chelsea në janar të vitit 2014 për një çmim prej 37 milionë funtesh dhe ka bërë 244 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke shënuar 47 gola.
Mata nuk po luan më rregullisht këto ditë, por tifozët e Unitedit e konsiderojnë se ai ka qenë transferimi më i mirë i epokës ‘pas-Ferguson’.
29 golat e Zlatan Ibrahimovicit në 53 ndeshje në sezonin 2016/17 ku fituan tripletën me Jose Mourinhon, kujtohen ende me dashuri nga mbështetësit e United, të cilët e vendosën atë në vendin e dytë me 18.9 mijë vota.
Portieri, Sergio Romero vjen në vendin e tretë me 18.3 mijë vota, me Aaron Wan-Bissaka në vendin e katërt me 17.6 mijë dhe Ander Herrera qëndron në vendin e pestë me 17.5 mijë vota.
Nënshkrimet e reja si Daniel James me 17 mijë vota dhe Harry Maguire me 14.8 mijë vota gjenden në vendin e gjashtë, përkatësisht në të shtatin.
Romelu Lukaku kompleton dhjetëshen e parë, ndërsa më poshtë në listë gjenden emra si Anthony Martial dhe transferimi rekord i klubit, Paul Pogba.
Radamel Falcao renditet si nënshkrimi më i keq nga 28 transferimet në sondazh, ndërsa Alexis Sanchez është i 27-ti.






















































