LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Liverpoolit kërkojnë që lojtari të shitet pas barazimit të Newcastle

Tifozët e Liverpoolit kërkojnë që lojtari të shitet pas barazimit të Newcastle

Tifozët e Liverpoolit kanë kërkuar që klubi të shesë një lojtar pas barazimit 3-3 të tyre kundër Newcastle United.

Të mërkurën mbrëma, Liverpool pati shansin të ruajë epërsinë e tyre prej nëntë pikësh në krye të Ligës Premier me një fitore kundër Newcastle në St. James’ Park.

Megjithatë, Newcastle e gjeti veten në avantazh pas përfundimit mahnitës të Alexander Isak në minutën e 35-të.


Djemtë e Arne Slot barazuan në minutën e 50-të përpara se Anthony Gordon të rivendoste epërsinë për Magpies me 62 minuta lojë.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah më pas shënoi dy herë në minutën e 68-të dhe të 83-të.

Megjithatë, Fabian Schar bëri të qeshurën e fundit teksa shënoi për 3-3 në minutën e 90-të.

Dramë me gjashtë gola mes Newcastle dhe Liverpooli – Reds ndalen në kohën shtesë
Lexo po ashtu Dramë me gjashtë gola mes Newcastle dhe Liverpooli – Reds ndalen në kohën shtesë

Gjatë ndeshjes, tifozët e Liverpoolit mbetën të zemëruar me performancën e Darwin Nunez dhe i kanë kërkuar klubit që të transferojë Isak si zëvendësues.

Në rrjetet sociale, një fans tha: “Shit Nunezin, blini Isakun”.

Një tjetër shkroi në X: “Askush nuk mund të më bindë kurrë se Darvin Nunez është mjaft i mirë për të luajtur për ne!! Isak nga ana tjetër po”.

Një tifoz i tretë shtoi: “Liverpool nuk do të fitojë titullin me Darwin Nunez, ai ka qenë i tmerrshëm! Vetëm krahasojeni atë me Isak, ndryshimi është i madh”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

Liga e Kampionëve
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

La Liga
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve

Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori