LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Lazios me kore raciste ndaj lojtarëve të Milanit dhe me pankarta fashiste në nder të Mussolinit

Tifozët e Lazios me kore raciste ndaj lojtarëve të Milanit dhe me pankarta fashiste në nder të Mussolinit
(Foto: Screenshot/Milan Eye/Twitter)

Tensioni është rritur ndër tifozë në ndeshje gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërmjet Milanit dhe Lazio, pasi mbështetësit e kësaj të fundit kanë kënduar kore raciste kundrejt lojtarëve Rossonerë.

Tifozët e Biancocelestëve e kanë shpalosur një baner me mbishkrimin “Në nder të Benito Mussolinit” dhe kanë bërë përshëndetje fashiste në afërsi të Piazzale Loreto, ku është lidhur trupi i liderit të dikurshëm fashist nga partizanët në ditët e fundit të luftës.


Të enjten është 25 prilli, Festivali i Çlirimit në Itali që shënon çlirimin nga fashizmi, prandaj kjo ndeshje është shfrytëzuar si pretekst për të vënë në pah një protestë politike.

Të gjitha lajmet nga Lazio
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lazio

Tifozët e Lazios janë xhiruar jashtë San Siros duke kënduar kore raciste kundrejt dy lojtarëve të Milanit, Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie, të cilët e kishin ngacmuar mbrojtësin e Biancocelestëve, Francesco Acerbi.

Theksojmë se ndeshja kthyese ndërmjet Milanit dhe Lazios është zhvilluar për ta caktuar finalistin e Kupës së Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori