Antonio Conte te Interi mungon vetëm zyrtarizimi, që do të vijë në orët e ardhshme, pasi tashmë është formalizuar gjithçka.

Por nëse kalimi i Contes te Interi nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e gjerë e tifozëve zikaltër, e njëjtë gjë ka ndodhur edhe me ata të Juventusit.

Tifozët e Interit ishin të lidhur më shumë me një rikthim të Jose Mourinhos, por emërimi në stol i ish-juventuni të zjarrtë ka bërë që shumë të jenë kundër.

Antonio Conte . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Por së fundmi kanë reaguar edhe tifozët e Juves për transferimin e Contes në Milano, ku konsiderohet tradhti e madhe, ku një prej simboleve bardhezi të dy dekadave të fundit te shkojë te rivalët e urryer.

Inter Inter

Një tifozë i Juventusit ka krijuar një peticion në platformën “Change.org”, në mënyrë që drejtuesit e Juventusit të heqin yllin që i dedikohet ish-trajnerit dhe lojtarit, në “Allianz Stadium”.

Ylli i Contes në Juventus stadium

Sipas atij që e ka bërë peticioni, Conte, me kalimin te Interi nuk është zgjedhje profesionale, sepse të shkosh te Interi do të thotë që të shkelësh dinjitetin. /Telegrafi/