LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Interit kërkojnë shkarkimin e Contes

Tifozët e Interit kërkojnë shkarkimin e Contes

Ndërsa Interi dhe Antonio Conte duken të bindur se do të vazhdojnë së bashku, thirrjet po rriten mes tifozëve që trajneri të shkarkohet, pasi ‘hashtagu’ #ConteOut është në trend në rrjetin social Twitter.

Nerazzurrët janë praktikisht jashtë Ligës së Kampionëve pas humbjes së tyre në shtëpi nga Real Madridi me rezultat 2-0.


Me vetëm dy pikë nga katër ndeshje, ata gjithashtu rrezikojnë seriozisht që të dalin jashtë Evropës, pasi Shakhtar Donetsk është momentalisht në vendin e tretë.

Ata gjithashtu po hapsin në vështirësi në Serie A, por pavarësisht arritjes në finalen e Ligës së Evropës në gusht dhe përfundimit të sezonit të kaluar me vetëm një pikë larg, Juventusit, përvoja e Contes tashmë është quajtur një dështim nga disa.

Hashtagu #ConteOut është në trend në Twitter në Itali, megjithëse gazeta Corriere della Sera siguron që Conte nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as Interi nuk e konsideron mundësinë e një shkarkimi.

Interi tradicionalisht nuk ka shumë durim me teknikët e tyre, pasi në 43 vitet e fundit, vetëm tre trajnerë arritën të qëndronin në stol për më shumë se dy sezone me radhë – Eugenio Bersellini, Giovanni Trapattoni dhe Roberto Mancini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori