LAJMI I FUNDIT:

‘SIUUU’ – me festën e famshme të Ronaldos, tifozët e Arabisë Saudite u tallën me Messin dhe Argjentinën

‘SIUUU’ – me festën e famshme të Ronaldos, tifozët e Arabisë Saudite u tallën me Messin dhe Argjentinën

Arabia Saudite mundi Argjentinën me rezultat 2-1 në xhiron e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për të shkaktuar një nga surprizat më të mëdha në historinë e Kampionateve Botërore.

Pas ndeshjes sauditët bën një festë të madhe, pasi ishte një fitore e madhe për ta, pasi bën sensacion të madh duke mposhtur një nga përzgjedhjet më të mira në botë dhe favoritët për titull.


Argjentinasit kaluan në avantazh me anë të Leo Messit nga penalltia në pjesën e parë, dhe në pjesën e dytë sauditët bënë një kthesë të madhe në vetëm katër minuta.

Në minutën e 49-të, Al-Shehri shënoi, ndërsa pas tij katër minuta më vonë Al Dawsari solli kthesën dhe fitoren me një eurogol.

Pas ndeshjes ka ndodhur një festë e paprecedentë e futbollistëve dhe tifozëve të Arabisë Saudite, e cila ka vazhduar jashtë stadiumit dhe sauditët kanë vendosur të imitojnë festën e famshme “Siuuu” të Cristiano Ronaldos.

Në këtë mënyrë u tallën me Messin dhe argjentinasit, pasi dihet se ai është një rival i madh me Ronaldon.

Videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe siç pritej u bë hit në internet./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori