LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i Man Utd i kërkon Alex Fergusonit të kthehet dhe të menaxhojë klubin

Tifozi i Man Utd i kërkon Alex Fergusonit të kthehet dhe të menaxhojë klubin

Një tifoz i kërkoi ish-trajnerit legjendar të Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusonit, të kthehej dhe të menaxhonte klubin ndërsa qëndronte jashtë Old Trafford.

Përpara sezonit 2022/23, Fergusonit iu dha një rol i ri konsulent në United nga shefi ekzekutiv Richard Arnold.


Sipas The Mail, 80-vjeçari do të punojë në muajt e ardhshëm me bordin e këshilltarëve të klubit – Richard Arnold, ish-shefin ekzekutiv David Gill, ish-kapitenin e Unitedit, Bryan Robson dhe drejtorin e futbollit John Murtough.

Ferguson, i cili u tërhoq në vitin 2013 pas 26 viteve të ngarkuara me trofe në klub, ka ndjekur rregullisht ndeshjet në shtëpi në Old Trafford që kur u largua nga karrigia e nxehtë.

Ferguson rikthehet te Manchester United
Lexo po ashtu Ferguson rikthehet te Manchester United

Dhe ai ishte përsëri i pranishëm për humbjen e tyre në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Brighton.

Ish-trajneri i Aberdeenit është parë në Old Trafford kohëve të fundit dhe së fundmi, Ferguson ishte gati të hipte në një makinë kur një tifoz i United i kërkoi atij të kthehej.

Videoja, e postuar nga një përdorues i rrjeteve sociale tregon fansin duke thënë: “O zot, ai është këtu! Fergie! Fergie! Kthehu dhe na menaxho! Ne kemi nevojë për ty!”.

Pas disa të qeshurash nga turma e njerëzve, Ferguson buzëqesh dhe vazhdon drejt veturës kur duhej të hipte për të ‘ikur’ nga stadiumi. /Telegrafi/

@kinghamza939

Bring the boss back Alex Ferguson the best to ever do it .#manchesterunited #cristiano Ronaldo

♬ original sound – Hamza

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori