LAJMI I FUNDIT:

“Do t’ia ndërtonim një përmendore”, analistët skeptik mbi planin e Çekut për 27 stadiumet

“Do t’ia ndërtonim një përmendore”, analistët skeptik mbi planin e Çekut për 27 stadiumet

Plani pesëvjeçar për ndërtimin dhe rinovimin e 27 stadiumeve të futbollit në Kosovë i shpalosur nga ministri për Kulturë-Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, po konsiderohet tejet ambicioz dhe jo lehtë i arritshëm brenda kësaj periudhe nga trajnerët dhe analistët e futbollit në vend.

Sipas tyre, fakti që ky plan është i lidhur ngushtë me zotimet që Kosova ka marrë për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, jep më shumë garanci se do të konkretizohet edhe në teren.


Trajneri Arbnor Morjna ka thënë për KosovaPress, se ky plan do të sjellë mbase disa stadiume, ndërsa pjesa tjetër do të jenë fusha që plotësojnë kriteret për stërvitjet e klubeve të futbollit.

“Me siguri që po sepse nëse është në pyetje një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë ajo marrëveshje ndërkombëtare duhet të jetësohet, ajo është një gjë e cila me vet nënshkrimin e kontratave të ndryshme të obligon t’i kryesh punët deri në përpikëri. Mirëpo 27 stadiume, unë mendoj që, ndoshta 27 fusha e disa stadiume sepse kemi të bëjmë me stadiumin në Mitrovicë, në Gjilan, Pejë, Gjakovë, stadiumi nacional i cili duhet të bëhet dhe ndoshta edhe në Ferizaj, ndërsa të tjera të jenë fusha të cilat do t’i plotësojnë standardet për punë optimale për klubet sportive”, tha Morina.

E thotë ministri i sportit Çeku: Brenda pesë viteve në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume
Lexo po ashtu E thotë ministri i sportit Çeku: Brenda pesë viteve në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume

Analisti dhe trajneri, Arsim Plepolli e ka quajtur të çuditshëm këtë plan, duke thënë se është shumë skeptik mbi realizimin e tij. Ai ka shtuar se nëse një plan i tillë konkretizohet, atëherë ministrit Çeku duhet ngritur një përmendore.

“Për ne është pak e çuditshme sepse 27 stadiumet të ndërtohen me të vërtetë po del të jetë një punë shumë, shumë e madhe. Shpresojmë që këto premtime që i ka dhënë ministri realizohen. Unë gjithmonë jam optimist, por jam pak skeptik sepse 27 stadiume me të vërtetë është punë e madhe. Do të kisha dëshirë të dija nga ministri se çfarë stadiume ndërtohen, a ndërtohen vetëm këto që janë me rrethoja dhe vetëm e shtrojnë barin, a e bëjnë me tribina, e tush-kabina që të jetë një stadium që i plotëson të paktën kriteret e ligës së Kosovës, këtë pyetje duhet bërë ministrit. Nëse ai ka mëndu që 27 stadiume t’i bëjë me përmasa dhe standarde që i plotëson për Superligën e Kosovës, atëherë duhet një përmendore t’ia bëjmë nëse i bën ato me të vërtetë”, tha Plepolli.

“Do t’ia ndërtonim një përmendore”, analistët skeptik mbi planin e Çekut për 27 stadiumet
Lexo po ashtu “Do t’ia ndërtonim një përmendore”, analistët skeptik mbi planin e Çekut për 27 stadiumet

Sipas Plepollit, ky është rasti më i mirë dhënë Kosovës për ta përmirësuar infrastrukturën sportive dhe se duhet nisur punën fuqishëm për ta shfrytëzuar këtë beneficion brenda këtyre viteve.

“Unë mendoj që pikërisht kjo i ka shtyrë sepse sigurisht ata që na kanë dhënë këtë të drejtë të mbahen këto gara këtu, atëherë kërkojnë disa kritere. Unë mendoj që ata do të na ndihmojnë edhe financiarisht, andaj nuk duhet lënë rastit sepse ta ka dhënë një shtyrje dhe një vullnet për punë, po të ndihmon financiarisht, atëherë ne i kemi dyert e hapura për ta zhvilluar sportin tonë në Kosovë edhe i kemi mundë3sitë dhe kohën. Prandaj duhet vepruar sa më shpejtë, duke nisur nga sot për të punuar”, deklaroi Plepolli.

Plani i shpalosur nga MKRS parasheh edhe ndërtimin e stadiumit nacional të kërkuar për shumë vite nga komuniteti sportiv. Morina thotë se stadiumi nacional do të ishte edhe simbol i shtetit të Kosovës.

“Shumë është folur për një stadium nacional, po ndërtohet aty apo atje dhe nuk ka filluar as këtu as aty. Tani është momenti i fundit të ndërtohet një stadium nacional i cili faktikisht vet fjala nacional tregon për një formë të shtetësisë tënde që e ke. E dyta duhet të jetë një arenë ku do të mbahen lojërat të ndryshme, e treta do të jetë një arenë ku do të bëhet hapja dhe mbylla e ceremonive të ndryshe të garave botërore, evropiane apo mesdhetare dhe e katërta do të jetë ajo që do ta dinë të gjithë që është shtëpia e reprezentacionit të Kosovës në atë stadium nacional, do të thotë një vend që e kanë të gjitha shtete e botës, duhet ta kemi edhe ne”, theksoi Morina.

27 shtete janë pjesë e Komitetit Olimpik Mesdhetar të cilat në vitin 2030 do të jenë pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, organizimin e të cilave Kosova e fitoi në Asamblenë e Përgjithshme të këtij komitetit të mbajtur në fillim të muajit shtator.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori