LAJMI I FUNDIT:

Thuram tregon si realizoi golin spektakolar ndaj Milanit: Duhej të vija dy vite më parë te Interi

Thuram tregon si realizoi golin spektakolar ndaj Milanit: Duhej të vija dy vite më parë te Interi

Interi ka fituar derbin e qytetit ndaj Milanit me rezultat të thellë 5-1, duke dominuar nga fillimi deri në fund të saj.

Marcus Thuram ka realizuar një gol spektakolar në këtë sfidë duke sjell gëzim të madh në radhët e zikaltërve.


Sulmuesi francez pas ndeshjes ka folur për DAZN duke thënë se fillimisht dëgjoi shumë zhurmë pas golit, por që ishte zhurmë e bukur.

“Vendosa duart në vesh pasi kishte shumë zhurma. Megjithatë ishte një zhurmë e bukur”, deklaroi Thuram duke qeshur.

“Kam shpresuar se do të jem vendimtar para se të vija. Interi është një ekip i madh dhe po e shijoj çdo moment që po e kaloj këtu. Ne ishim në kundërsulm me Dumfries. Më pas isha vetëm me mbrojtësin dhe i thashë vetes se duhej të gjuaja”, deklaroi Thuram.

Reprezentuesi francez tha se është shumë e lehtë të luan me Lautaro Martinezin në sulm, derisa është shprehur se duhej të vinte te Interi dy vite më parë.

Inter 5-1 Milan: Tri gjërat që nuk u panë në televizion
Lexo po ashtu Inter 5-1 Milan: Tri gjërat që nuk u panë në televizion

“Është e lehtë të luash me Lautaron, ai e kupton shumë lojën time dhe vërtetë e pëlqej shumë atë”.

“Duhej të vija te Interi dy vite më parë dhe më mbeti në kokë. Qëndrova te Gladbach dhe punova për të rifituar besimin e Interit që nuk më la dhe mendoj se ishte e qartë që do të vija te Interi në verë”, tha sulmuesi francez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori