Thuhet se Londrimit i ka rënë të fikët, mori trajtimin mjekësor jashtë dhe tani ndodhet sërish në BBVK

Natën e kaluar, në Big Brother VIP Kosova, disa aludime dhe reagime në rrjetet sociale kanë ngritur shqetësime rreth gjendjes së banorit Londrim Mekaj, pasi u raportua se ai kishte humbur ndjenjat për pak.
Sipas informacioneve që qarkulluan në rrjete sociale, transmetimi ishte ndërprerë për pak, ndërsa Londrimi u largua për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Shumë ndjekës shprehën shqetësimin e tyre, duke përdorur ‘hashtag’dhe komente si: “Londrimit i paska rënë të fikët”.

“Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, tha një tjetër.
Edhe faqja zyrtare e Londrimit në Instagram, që menaxhohet nga familja, shpërndau mesazhet për këtë.

I njëjti duket se u rikthye sërish në BBVK pasi dolën pamjet e tij në rrjete sociale.
Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta mes fansave, ndonëse vetëm pak ditë më parë në një situatë të tillë u gjend Alba Pollozhani.
good morning to the love of my life, i hope today goes so much better #bbvipks4 pic.twitter.com/PoHC69zpO7
— ✩luca (@frosttdior) December 21, 2025
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim zyrtar nga produksioni. /Telegrafi/


























































