LAJMI I FUNDIT:

Thompson shkëlqen, kampioni pa problem ndaj ndaj Nuggets

Thompson shkëlqen, kampioni pa problem ndaj ndaj Nuggets
Klay Thompson (Foto: Golden State Warriors/Twitter)

Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors është rikthyer te fitorja.

Warriors në Oracle Arena ka shënuar fitore ndaj rivalëve për pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit, Denver Nuggets me 17 pikë diferencë 122:105.


Për kampionin në fuqi kjo ishte vetëm fitorja e dytë në pesë takimet e fundit ku ka pësuar tri disfata.

Në anën tjetër Nuggets nuk po kalojnë formë të mirë pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar katër disfata.

Klay Thompson ka shkëlqyer në këtë takim duke shënuar nëntë tre pikësha.

29-vjeçari e përfundoi ndeshjen me 39 pikë të tubuara, katër asistime e tre kërcime në 35 minuta lojë.

Me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe Kevin Durant që shtoi 26 pikë e gjashtë asistime.

Mysafirët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, ku më efikasit ishin Morris e Beasley që shtuan nga 17 pikë.

Pas kësaj fitore Golden State Warriors vazhdojnë të mbetën në pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Denver mbetet e dyta por që rrezikon ta humbas këtë pozitë nga Houston Rockets e Oklahoma City Thunder. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Dallas Mavericks 111:106

Chicago Bulls – Detroit Pistons 104:112

Charlotte Hornets – Washington Wizards 112:111

Houston Rockets – Philadelphia 76ers 107:91

Memphis Grizzlies – Utah Jazz 114:104

Miami Heat – Cleveland Cavaliers 126:110

New Orleans Pelicans – Toronto Raptors 104:127

Golden State Warriors – Denver Nuggets 122:105

LA Clippers – Oklahoma City Thunder 118:110

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori