LAJMI I FUNDIT:

Thomas humb dhëmbin, Celtics përmbysin Wizardsin (Video)

Thomas humb dhëmbin, Celtics përmbysin Wizardsin (Video)

Pavarësisht një disavantazhi prej 16 pikësh, Boston ka treguar karakter duke arritur një fitore 123-111 në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Konferencës së Lindjes kundër Washington Wizards.

Celtics e kanë nisur shumë keq ndeshjen, teksa John Wall me shokë janë hedhur menjëherë në sulm duke shënuar 16 pikët e para të sfidës që është zhvilluar mbrëmjen e sotme në “TD Garden”. Ka qenë organizatori i Boston, Isaiah Thomas, ai që ka udhëhequr përmbysjen e vendasve.


As dhëmbi i humbur (pas një përplasje me Porter) nuk e ka ndalur Thomas. Gjithsesi, miqtë nuk e kanë hequr këmbën nga gazi dhe e kanë mbyllur periodën e parë me 38 pikë. Në përfundim të një pjese të parë shumë tërheqëse Ëizards kanë qenë në avantazh 64-59.

Në pjesën e dytë Celtics janë futur në fushë me një mentalitet tjetër, gati për luftë. Trepikëshat kanë qenë të njëpasnjëshëm dhe vendasit kanë kaluar për herë të parë në avantazh kur kishin mbetur edhe 6 minuta për t’u luajtur nga perioda e tretë.

Madje në sekondat e fundit të 12-minutëshit të tretë, Boston ka krijuar një avantazh prej 15 pikësh. Washington është kundërpërgjigjur duke realizuar nëntë pikët e para të periodës së katërt dhe falë një loje prej katër pikësh të Bogdanovic, trepikësh + faull, ka shkuar deri në -3. Përgjigja e lojtarëve të Stevens kanë qenë trepikëshat e Crowder dhe pikët e Horford, që kanë hedhur në tapet miqtë.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori