LAJMI I FUNDIT:

Thirrje dhe banderola kundër tij në ndeshjen ndaj Kosovës, Andi Zeqiri flet pas ndeshjes dhe komenton situatat me tifozët

Thirrje dhe banderola kundër tij në ndeshjen ndaj Kosovës, Andi Zeqiri flet pas ndeshjes dhe komenton situatat me tifozët

Andi Zeqiri ka qenë futbollisti më i komentuar i ndeshjes, Zvicër – Kosovë, ndërsa ky i fundit luajti për disa minuta në këtë përballje.

Sulmuesi i kishte thënë ‘po’ Kosovës fillimisht, por pastaj ndryshoi mendim duke u bashkuar me Zvicrën.


Sot në shkallët e stadiumit kishte thirrje kundër tij, por edhe banderola, gjë që thotë se i ka marr me sportivitet, pasi e kupton që ‘Dardanët’ i duan lojtarët më të mirë te Kosova.

Në një prononcim pas ndeshjes për Telegrafin, ai ka folur për vendimin e tij që të bashkohet me Zvicrën dhe për ndeshjen e sotme.

Dardanët me mesazh për Andi Zeqirin: Tregtar, pazargji i natës, tradhtar i Kombëtares
Lexo po ashtu Dardanët me mesazh për Andi Zeqirin: Tregtar, pazargji i natës, tradhtar i Kombëtares

“Unë i kuptoj tifozët sepse ata duan lojtarët më të mirë për Kosovën. Unë jam shqiptar nga Kosova dhe në çdo vit vij në Ferizaj”.

“Ka qenë vendim i imi për ta prezantuar Zvicrën, por gjithmonë do të jem një djalë i Kosovës dhe do t’i gëzohem suksesit të Kosovë gjithmonë, sikurse të Zvicrës ku edhe luaj”.

“Ka qenë një ndeshje shumë emocionuese. Thirrjet dhe banderolat e tifozëve i kam marr me sportivitet, pasi jam një lojtar profesionist”.

“Fanellën nuk e ndërrova me asnjë lojtarë të Kosovës, pasi është shumë e rëndësishme për mua, sepse vjen nga një ndeshje si ajo Zvicër – Kosovë”, ka thënë Zeqiri për Telegrafin.

Sulmuesi aktualisht luan te Augsburgu në Gjermani, nga ku është huazuar nga Brighton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori