eksperti-banner

Në një ishull të Mikronezisë, që ndodhet në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, janë shpëtuar tre marinarë që e kishin shkruar me degët e palmave fjalën “help” që nënkupton ndihmë.

Prej vendit ku iu ishte fundosur barka, ata kanë notuar afro katër kilometra, derisa kanë arritur në breg.


Atyre u janë vënë në ndihmë katër anije të Ushtrisë Amerikane, por mungesa e radarit ka bërë që detektimi të jetë i pamundur, transmeton Telegrafi.

Pas tri ditësh, helikopteri i Rojave Bregdetare e ka vërejtur kërkesën për ndihmë, dhe ka zbritur që t’i marrë me vete.

“CNN” raporton se marinarët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po bëhen hetime rreth dëmtimit dhe fundosjes së barkës. /Telegrafi/

826d1441-07a0-4e67-a5e4-2756104b9d9e

956ce482-e40f-4208-8852-e72bba2e4d04

c7d3ec2f-bd2e-4bb0-976b-6fa6cad352b5