LAJMI I FUNDIT:

Thirrja për mobilizim, ‘deklaratë dobësie’ dhe një çështje ‘për jetë a vdekje’ për regjimin e Putinit

Thirrja për mobilizim, ‘deklaratë dobësie’ dhe një çështje ‘për jetë a vdekje’ për regjimin e Putinit

Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se komentet e fundit të Vladimir Putin mbi luftën ishin “të pritshme” dhe se kjo është një “çështje për jetë a vdekje për regjimin e tij”.

I pyetur se çfarë mendonte për fjalimin e Putinit, Alexander Rodnyansky tha për Sky News: “Në njëfarë niveli ne e prisnim. Kjo është pikërisht ajo që ai bën zakonisht. Ai nuk do të tërhiqet,… Për të, është çështje jete a vdekjeje për regjimin e tij”.


“Ai do të vazhdojë, ne e dinim këtë. Ai do të mobilizojë sa më shumë trupa që të mundet, ne e prisnim këtë. Por cilësia e trupave të tij ndoshta nuk është shumë e lartë, sepse ai tashmë ka pasur trupat e tij më të mira në Ukrainë dhe ata nuk kanë qenë të suksesshëm”, ka thënë më tej ai, përcjell Telegrafi.

Ndërsa ai tha se shifra prej 300,000 rezervistësh të thirrur nga Rusia ishte “shqetësuese” sepse është një numër i madh, ai mendon se cilësia e rezervistëve nuk do të jetë aq e fortë sa ata që Rusia dërgoi në fillim të luftës.

Ndërkohë një reagim rreth “mobilizimit të pjesshëm” të Putinit ka ardhur edhe nga kryeministrja britanike Liz Truss dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Ato kanë thënë se thirrja e Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm është një “deklaratë dobësie”.

Dyshja lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Një zëdhënës i Downing Street tha: “Ata dënuan me forcë veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe ranë dakord që thirrjet e fundit të Putinit për të mobilizuar pjesë të popullsisë ishin një shenjë se pushtimi rus po dështon. Kjo është një deklaratë dobësie”.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti rus njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, me 300,000 rezervistë që do të thirren ndërsa Kremlini përpiqet të rimarrë terren përballë një kundërsulmi nga forcat e Ukrainës.

Dhe zëdhënësi shtoi se zonja Truss dhe zonja Von der Leyen “theksuan angazhimin e tyre të përbashkët për të ofruar mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj për aq kohë sa duhet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori