LAJMI I FUNDIT:

Thierry Favre vizitoi zyrat e reja të FFK-së dhe Kampin Edukativ në Hajvali

Thierry Favre vizitoi zyrat e reja të FFK-së dhe Kampin Edukativ në Hajvali

Zëvendëspresidenti i Asociacioneve në UEFA dhe njëherësh kryesuesi i programit “HatTrick”, Thierry Favre pasi mbrëmë e ndoqi nga afër ndeshjen e fundit të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë, sot ka vizituar selinë e FFK-së, ku ka mbajtur takim me presidentin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu.

Me këtë rast është diskutuar edhe për projektet e FFK-së të përfituara nga programi “HatTrick” siç është zhvillimi i talenteve të reja “Elite Youth Developement Programme U15”, programi “Grassroots”, pastaj edukimi i trajnerëve si dhe programet e ndryshme për fëmijët, komunitetet dhe personat me nevoja të veçanta.


Rreth këtyre projekteve z. Favre u njoftua nga përgjegjësit Michael Ness, Edmond Rugova dhe Sanije Krasniqi. Më pas zyrtari i lartë i UEFA-s vizitoi zyrat e reja të FFK-së, si dhe Kampin Edukativ në Hajvali.

Favre u shpreh tejet i kënaqur me punën e bërë nga FFK-ja dhe me realizimin e të gjitha projekteve të parapara, derisa shprehu mirënjohjen ndaj presidentit Ademi dhe sekretarit të përgjithshëm Salihu për menaxhimin e mirë të punëve në kohë pandemie. Ai po ashtu theksoi se mbështetja e UEFA-s për projektet e FFK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Jam i kënaqur me punën në FFK. Me ndërkombëtarizimin e futbollit çdo gjë filloi shumë mirë dhe shumë shpejt. Jam i lumtur që jeni duke i bërë zyrat e reja. Me sa e di një ndër projektet e para strategjike të identifikuara ka qenë Qendra e re Stërvitjeve të Kombëtareve, në të cilën mendoj se duhet të bëjmë përpjekjet maksimale. Pjesa më e madhe e projektit të UEFA-s është implementuar dhe ne jemi të kënaqur dhe mezi presim të kthehemi prapë këtu. Gjithashtu e kuptoj edhe zhgënjimin me ndeshjen e ‘play-off’-it në Shkup. Mendoj që me fillimin e marsit të ardhshëm (kualifikimet e Botërorit, v.j) stabiliteti i futbollit do të kthehet dhe gjithashtu duhet të mbani entuziazmin tuaj që keni për ekipin kombëtar. Sa i përket FFK-së nuk shohim ndonjë rrezik që ndonjë nga projektet e UEFA-s të mos mund të financohet. Kjo është edhe njëra prej përgjegjësive të mia kryesore në kuadër të UEFA-s”, ka deklaruar Favre.

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori