LAJMI I FUNDIT:

Thiago Alcantara pranon ofertën e Liverpoolit

Thiago Alcantara pranon ofertën e Liverpoolit

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara thuhet se ka pranuar ofertën e gjigantit anglez, Liveproolit.

Alcantara ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale me Bavarezët, por palët kanë ngecur në bisedimet e rinovimit.


Spanjolli është i interesuar të largohet nga Allianz Arena dhe interesimi për të nuk mungon, në veçanti nga Liverpooli.

Bayern Munichu ia tregon Liverpoolit çmimin e Thiago Alcantaras
Lexo po ashtu Bayern Munichu ia tregon Liverpoolit çmimin e Thiago Alcantaras

Sipas gazetës gjermane Bild, ylli i Bayern Munichut ka rënë dakord për kushtet personale mbi një transferim te Reds.

Por, megjithëse lojtari është i gatshëm të bëjë transferimin, Bayern dhe Liverpooli ende nuk kanë arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit.

Bayerni thuhet se kërkon 40 milionë euro për Alcantaras, ndërsa Liverpooli e vlerëson lojtarin rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/