LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Vushtrri

Theret me thikë një person në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e hënë në Vushtrri.

Policia njofton se i dyshuari mashkull ka goditur me thikë një person tjetër, transmeton Telegrafi.


“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori./Telegrafi/