LAJMI I FUNDIT:

Thënie të të famshmëve: Tregomani një njeri normal dhe unë do ta shëroj atë për ju!

Thënie të të famshmëve: Tregomani një njeri normal dhe unë do ta shëroj atë për ju!

Më poshtë mund të lexoni 30 thënie, të njerëzve të famshëm nga bota e artit, shkencës dhe politikës.

Leopold Fechtner: Një burrë në Hënë nuk do jetë kurrë interesant sa një grua në Diell!


Woody Allen: Nuk është se kam frikë me vdek. Thjesht nuk do doja të jemi aty kur kjo të ndodhë!

Boris Makaresko: Me qenë i pafajshëm është e rrezikshme se nuk ke alibi!

Robert Frost: Truri është një organ i hatashëm. Fillon me punu qysh kur zgjohesh në mëngjes dhe nuk pushon deri sa hyn në zyrë!

Mae West: Mes dy të këqijave zgjedh gjithmonë atë që nuk e kam provuar!

Oscar Wilde: Ndryshimi mes gazetarisë dhe letërsisë? Gazetarinë s’ka burrë që e lexon, kurse letërsinë s’e lexon njeri!

Mark Twain: Parajsa më pëlqen për klimën, Ferri për shoqërinë!

John Candy: Më mungojnë vetëm një milionë dollarë për me qenë milioner!

Alfred Jarry: Nuk e kam kuptu kurrë pse në teatrot e operës i lanë me hy spektatorët e radhëve të para me instrumente muzikore!

Bill Crosby: Ai që pi duhan mund të shkaktojë zjarre në pyll. Ja përse nuk e shihni kurrë një kafshë duke pi duhan!

Gustave Flaubert: Xhirafë! Fjalë e kulturuar për të mos e quajt gruan gamile!

François de La Rochefoncauld: Tek xhelozia ka me shume dashuri për veten sesa dashuri!

Ismail Kadare: Njeriu në jetë ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim!

Voltaire: Politika s’është asgjë tjetër, pos mjeshtri e rrenës në çastin e duhur!

Soren Kierkegaard: Jeta mund të kuptohet vetëm duke parë mbrapa, por mund të jetohet vetëm duke parë përpara!

Francis Bacon: Është e pamundur edhe të dashurosh, të jesh i urtë edhe i mençur!

Paolo Cuelho: Çdo njeriu i është dhënë një virtyt: aftësia për të zgjedhur. Për atë që nuk përdor këtë virtyt, shndërrohet në mallkim – dhe të tjerët do të zgjedhin gjithmonë për të!

Carl Jung: Tregomani një njeri normal dhe unë do ta shëroj atë për ju!

Donald Trump: Nëse më paguan sa do ti, unë punoj si dua unë… nëse më paguan sa dua unë, unë punoj si do ti!

Anna Magnani: Mos më hiqni asnjë rrudhë! I kam paguar shtrenjtë të gjitha!

Bruce Lee: Sa më bosh koka, aq më e gjatë gjuha!

Victor Hugo: Nga ferri i të varfërve është bërë parajsa e të pasurve!

Fyodor Dostoyevsky: Si mund të thuash se ke jetuar, kur nuk ke një histori për të treguar!

Ernest Hemingway: Të kesh një zemër prej fëmije nuk është turp. Është një nder!

Abraham Lincoln: Mund t’i humbasësh të gjitha në jetë, por jo dhe ëndrrat!

Charles Bukowski: Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje!

Marlene Dietrich: Gratë janë më të arsyeshme se burrat. Mos keni pare ndonjë grua që t’i shkojë pas një burri për hir të këmbëve të tij të bukura!

Moliere: Lehtë na mashtrojnë ata që i duam!

Massimo Bisotti: Kur mendimi i fundit i natës përputhet me të parin e mëngjesit e në mes të pasdites marrin nga një kafe së bashku, do kuptosh që dikush zgjon ëndrrat e tua para teje e luan me to gati gjithë ditën!

Khaled Hosein: Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë. /Telegrafi/