LAJMI I FUNDIT:

Thënie të të famshmëve: Dhashë dorëheqjen, por e refuzova!

Thënie të të famshmëve: Dhashë dorëheqjen, por e refuzova!

Raymond Chandler: “Sikur librat e mi të kishin qenë më të këqij, nuk do të isha ftuar në Hollywood; e, po të kishin qenë më të mirë, nuk do të kisha shkuar kurrë”!

Groucho Marx: “Nëse me ilaçe nënkuptoni pisllëqet e farmacive, unë kam mendim të kundërt. Herën e fundit që shkova tek doktori, më dha kaq shumë ilaçe saqë, pasi u shërova, isha i sëmurë edhe një muaj mbrapa”!


Henny Youngman: “Ai hotel i kishte dhomat kaq të vogla, saqë kur pata dhimbje koke, ishte fqinji im ai që piu aspirinë”!

Pino Caruso: “Jeta? Më mirë se asgjë”!

Vasco Mirandola: “E bëjnë zogjtë, e bëjnë bletët, ta bëjmë edhe ne: shkojmë të flemë”!

Woody Allen: “Nuk dua të arrij pavdekësinë me filmat e mi, dua ta arrij duke mos vdekur”!

Anton Chekhov: “Nëse keni frikë nga vetmia, mos u martoni”!

Stefano Nosei: “Të shkosh në Brazil me të fejuarën është si të shkosh në Oktober Fest me një shishe birrë me vete”!

Dario Vergassola: “Kur e dashura ime mbeti shtatzënë, i ati në fillim ishte kundër abortit. Pastaj më pa mua dhe u bë pro”!

Winston Churchill: “Dhashë dorëheqjen, por e refuzova”!

Alessandro Bergonzoni: “Kur shoh një njeri që qan në errësirë në dhomën e vet, pyes veten se çfarë e shtyn të mos e ndezë dritën”!

Ivy Compton-Burnett: “Nuk është e thënë që shumica ta ketë gjithmonë gabim”!

Tony Randall: “Ndërgjegjja është ai zë që të thotë se nuk ishte dashur ta bëje një gjë, mbasi e ke bërë”!

Enzo Costa: “Nuk do t’ia fal kurrë Noit që mori në barkë edhe një çift mushkonjash”!

Voltaire: “Kur ai që dëgjon nuk kupton atë që flet dhe ai që flet nuk di çfarë po thotë: kjo është filozofi”! /Telegrafi/