LAJMI I FUNDIT:

Themeluesi i Wagnerit vizitoi burgun ku po qëndronte opozitari rus, Navalny: Ai rekrutoi dhjetëra të burgosur për luftën në Ukrainë

Themeluesi i Wagnerit vizitoi burgun ku po qëndronte opozitari rus, Navalny: Ai rekrutoi dhjetëra të burgosur për luftën në Ukrainë

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny ka thënë se Yevgeny , themeluesi i kompanisë ushtarake private, Wagner, kishte vizituar burgun ku po qëndron ai dhe ka rekrutuar të dënuar.

Navalny, i cili gjendet në një burg të sigurisë së lartë rreth 250 km në lindje të Moskës, përshkroi vizitën e Prigozhinit tek ai.


Ai tha se Prigozhin u kishte ofruar falje të dënuarve nëse do të bëheshin pjesë e Wagnerit për gjashtë muaj dhe se 80 deri në 90 prej tyre e pranuan ofertën. Ai nuk tregoi se kur u bë vizita e supozuar, raporton skynews.

Prigozhin, në një deklaratë të lëshuar për shtyp, nuk pranoi të konfirmonte vizitën, por tha se nuk shihte asgjë të keqe që t’i ofrohet të të burgosurve një “shans të dytë” në jetë.

Në muajin shtator, u publikuan pamjet e Prigozhinit, i cili kreu nëntë vjet burg gjatë epokës sovjetike për krime, duke përfshirë vjedhje dhe mashtrim, ka ofruar një marrëveshje të ngjashme për të dënuarit në një burg në qytetin Yoshkar-Ola rreth 760 km në lindje të Moskës.

Grupi Wagner është bërë gjithnjë e më i spikatur gjatë luftës në Ukrainë, duke përfshirë një betejë brutale dhe të gjatë për qytetin e vogël të Bakhmut. /Telegrafi/