Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka themeluar sot task forcën “Ta pastrojmë Gjilanin”, në kuadër të aksionit të qeverisë së Kosovës “Ta pastrojmë Kosovën”, që parasheh organizimin e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për pastrimin e ambientit dhe mirëmbajtjen e tij.
Kordinator i task forcës “Ta pastrojmë Gjilanin” është kryetari Lutfi Haziri, i cili ka bërë thirrje për mobilizim masiv të qytetarëve, ndërsa anëtarë të saj janë udhëheqësit kryesor të resorëve të ndryshëm që nga drejtoritë komunale, ndërmarrjet publike, organizimet e grave dhe rinisë etj.
“Nga 15 shtatori deri më 15 tetor do të jetë aksion i përditshëm pastrimi i Komunës së Gjilanit nëpër të gjitha lagjet, fshatrat, lumenjtë, shkollat dhe gjithë hapësirës në përgjithësi. Naser Korça, nga Shërbimet Publike, Ramiz Ramadani nga Drejtoria e Bujqësisë, Nazim Gagica nga Drejtoria e Arsimi, Senad Rama nga Ekohigjiena, Avdyl Jerliu nga ndërmarrja Tregu, Muhamet Suliqi nga Hidromorava, Genc Mustafa nga sektori i Rinisë, Lindita Salihu përfaqësuese e grave, Muhamet Pajaziti nga zyra e informimit, do të jenë anëtarët që do të vëhen në lëvizje për të mobilizuar sa më shumë qytetarë në aktivitetin për pastrim”, ka thënë Haziri.
Ai, gjithashtu, ka potencuar se në këtë aktivitet përfshihen edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, shoqata të ndryshme që bashkërisht deri në fund të kësaj jave do ta bëjnë incizimin e gjendjes në terren dhe planin operativ për ndërhyrje në kuadër të muajit të pastërtisë.
“Gjithë hapësira e Komunës duhet të pastrohet dhe të mirëmbahet. Do të mbjellen mbi një mijë drunjë dekorativ dhe do të mirëmbahen ata ekzistues. Fshat e qytet duhet të mobilizohen për këtë aktivitet jetik për një shëndet më të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.
Më tej kryetari Haziri ka apeluar edhe tek të gjithë operatorët ekonomik që t’i përgjigjen këtij aksioni me makineri të ndryshme që të shënohet sukses i përbashkët, sikur që ka ftuar edhe nxënësit e shkollave, studentët e organizatat e shoqërisë civile, që të japin kontribut në këtë drejtim.
Vlen të theksohet se gjatë muajit të pastrimit, Deponia Regjionale e Mbeturinave do të pranoj mbeturinat pa pagesë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën