‘The Rock’ luan edhe në “Fast & Furious 8”


Aktori Dwayne Johnson, i njohur si ‘The Rock’, ka konfirmuar se do të paraqitet edhe në filmin e ardhshëm të serisë “Fast & Furious”.
Ai do të vazhdojë ta luajë rolin e Hobbsit edhe në “Fast & Furious 8” që pritet të lëshohet më 14 prill, 2017, raporton collider.
“Sigurisht. Nuk mund të vazhdoj pa Hobbsin”, është përgjigjur aktori kur është pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e serisë së famshme, transmeton koha.net.
Deri tani për këtë film kanë konfirmuar pjesëmarrjen Vin Diesel dhe vëllai i Paul Walkerit, Cody.
Akoma nuk dihet nëse Michelle Rodriguez do të vazhdojë të jetë pjesë e “Fast & Furious”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/05/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































