LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Rajoni mund të destabilizohet nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje

Thaçi: Rajoni mund të destabilizohet nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fjalën e tij hyrëse, Thaçi ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshjen ligjërisht obligative që nënkupton njohje reciproke, është interes nacional i Kosovës, prandaj është e domosdoshme që të jemi unikë në këtë proces.


“Ne duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë si shtet me shtetin e Serbisë, gjë që mund të arrihet vetëm përmes një dialogu që do t’i ketë afatet kohore të qarta, objektivat precize, garancat dhe mbështetjen ndërkombëtare, në radhë të parë të SHBA-së dhe BE-së. Nuk kam kurrfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojë gjithë rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ambasadori i Norvegjisë: Vonesa e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshinë rreziqe
Lexo po ashtu Ambasadori i Norvegjisë: Vonesa e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshinë rreziqe

Ai ka theksuar se fatkeqësisht situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese dhe gjërat nuk po lëvizin fare.

“Përkundër iniciativave të fundit për ta zhbllokuar dialogun, rezultati është zero. Mungesa e dialogut dhe e perspektivës së arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është rreziku më i madh i mundshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi më tej ka shtuar se edhe në raportorin e realizuar nga instituti RIDEA shihet qartë se qytetarët janë kundër status quos.

Ai ka shtuar po ashtu është e qartë se Asociacioni me kompetenca ekzekutive kundërshtohet nga qytetarët e Kosovës, dhe se ky është leksion i mirë që ata që punojnë për këtë të heqin dorë sa më parë.

Presidenti ka shtuar se i vjen mirë që opsioni i korrigjimit të kufirit ka arritur përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës.

“E ritheksoj botërisht se më vjen shumë mirë, që opsioni i korrigjimit të kufirit apo demarkimit të kufirit, ka arritur përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, përkundër fushatës negative që kanë bërë partitë politike dhe të tjerët kundër këtij skenari”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se është për keqardhje që në një moment historik si ky që jemi ne, klasa politike kosovare po dështon që të bashkohet për të bërë realitet idealin e bashkatdhetarëve tanë në Luginë të Preshevës për t’iu bashkëngjitur Kosovës.

“Unë në kapacitetin tim aktual si President i Kosovës e kam për detyrë morale, por edhe shtetërore, që të bëjë gjithçka për të ndihmuar realizimin e aspiratës së shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, që t’i bashkohen Kosovës në mënyrë krejt paqësore dhe demokratike”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori