LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Norvegjisë: Vonesa e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshinë rreziqe

Ambasadori i Norvegjisë: Vonesa e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshinë rreziqe

Është duke u mbajtur konferenca Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (Vëllimi II).

Në këtë konferencë, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Strand Sjaastad, inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një dialog normalizimi, i cili do të ofrojë mundësi të reja.


Ai bëri të ditur se kanë kryer edhe një studim me qytetarët e Kosovës, sa i përket dialogut me Serbinë.

“Ky është një studim i një projekti më gjithëpërfshirës i mbështetur nga ambasada e Norvegjisë, njëri studim është bërë në janar dhe tjetri në maj. Nga ky studim është më rëndësi të theksohet se shumica e banorëve e mbështesin dialogun, porosia kryesore duket të jetë se populli kërkon ndryshime për momentin, megjithatë veprimet neutrale të dyja vendeve e bëjnë të vështirë dialogun, shpresoj që të dyja palët të japin rast vetës për sukses, dhe të jetë një hap pozitiv, dhe të dyja shtetet t’i zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në Bruksel, përveç kësaj duhet të tregojnë fuqinë e tyre përmes deklaratave pozitive, është e nevojshme të kemi konsensus mes palëve”, deklaroi Sjaastad, transmeton Telegrafi.

Ambasadori norvegjez tha se palët në Kosovë kanë konsensus sa i përket njohjes, por mungon konsensusi sa i përket afateve dhe zgjidhjeve të mundshme.

“Natyrisht, nuk më mbetët mua të them se cila duhet të jetë zgjidhja, por besoj që faktori kohë është i rëndësishëm, shpresoj që një marrëveshje e pranueshme do të arrihet dikur më vonë gjatë këtij viti, por edhe në vitin tjetër. Vonesa e arritjes së marrëveshjes gjithmonë përfshinë disa rreziqe, po ashtu do të vonojë edhe përfitimet ekonomike e politike që do t’i kishte Kosova, të bëhet anëtarë e plotë e Komitetit Ndërkombëtar”, tha ai.

Ambasadori tha se shpreson që studimi i kryer nga ambasada norvegjeze të jetë i dobishëm për të gjitha debatet rreth dialogut, dhe se beson që Qeveria të arrijë të ketë një dialog të suksesshëm.

Si përfundim, ambasadori norvegjez tha se duhet të ketë konsensus dhe bashkëpunim mes palëve në Kosovë, dhe se kjo do ta bëjë vendim më të fuqishëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori