Përleshje për pronë mes vëllezërve në Obiliq, një i lënduar – konfiskohet shufër metalike


Dy persona janë arrestuar në Obiliq pas një përleshjeje fizike mes tyre, e cila dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një prone.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 19:30.
Të dyshuarit, vëllezër mes vete, fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































