eksperti ad

Një rast i vdekjes është raportuar në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 09:55.


Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”. /Telegrafi/