LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Po dalim nga një izolim 25 vjeçar të sportit

Thaçi: Po dalim nga një izolim 25 vjeçar të sportit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili priti në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, para udhëtimit në Budapest ku do të marrin pjesë në Kongresin e UEFA-s, ku pritet dhe anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, tha se Kosova po i plotëson gradualisht kriteret për pjesëmarrje të futbollit kosovar në ligat evropiane dhe botërore.

Ndërsa tha se pas një izolimi 25 vjeçar , Kosova do të jetë pjesë e familjes së futbollit evropian dhe botëror. Thaçi, po ashtu përgëzoi Federatën për punën, përkushtimin dhe vendosmërinë për ecjen e futbollit përpara. Ndërsa e quajti sukses emblematik për sportin kosovar, anëtarësimi në UEFA.

“ U dëshmua edhe njëherë se Kosova, po i plotëson gradualisht kriteret, standardet e nevojshme për pjesëmarrje në ligat evropiane, por dhe në garat botërore të futbollit. Kosova është një ambienti i talenteve prej më të fuqishme, mund të themi dhe në Evropë për futboll. Ne duhet të investojmë dhe më tepër në infrastrukturë. Por ajo që është shumë me rëndësi është se dëshiroj të iu përgëzoi shumë tash kur jemi në prag të mbajtjes së Kongresit të UEFAS në Budapest nesër. Ju do të jeni aty me mesazhin më optimist, kuptimplotë dhe besimin e fuqishëm se Kosova tash pas një izolimi 25 vjeçar të futbollit dhe sportit kosovar, do të jetë pjesë e familjes së futbollit evropian dhe botëror. Siç theksuat edhe ju, mbesim me besim të fuqishëm dhe bindje të plotë, do të fitohet shumica e mjaftueshme për mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës që të jetë pjesë e UEFA-s dhe menjëherë pas kësaj presim anëtarësimin në FIFA”, tha Thaçi.

Thaçi po ashtu theksoi se nga gjysma e dytë kësaj vere, apo fillimi i vjeshtës së këtij viti, ekipi kombëtar i Kosovës, do të jetë pjesë e garave evropiane dhe botërore.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri falënderoi presidentin dhe institucionet e vendit, për përkrahjen e dhënë. Ndërsa theksoi se shpreson se do t’i kenë votat në Kongresin i cili do të mbahet nesër, i cili sipas tij, do t’i hap rrugët për sportistët e rinj kosovar.

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori