LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në mesin e liderëve botërorë, Vuçiq në “një qoshe” – serbët kënaqen me një kërkimfalje të ambasadorit francez

Thaçi në mesin e liderëve botërorë, Vuçiq në “një qoshe” – serbët kënaqen me një kërkimfalje të ambasadorit francez

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i ka kërkuar falje presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe popullit serb.

Dhe ky lajm ka bërë bujë në mediat serbe, sipas të cilave, përcjell Telegrafi, Mondoloni ka thënë të hënën në mëngjes se ajo që ndodhi me vendosjen gjatë një ceremonie në Paris për të shënuar 100 vjet që nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore ishte “për keqardhje”.


“Ne jemi shumë afër Serbisë, Serbia ka humbur pothuajse një të tretën e popullsisë së saj në Luftën e Parë Botërore. Nuk e di se çfarë ka ndodhur (në Paris), unë them se ishte një gabim për të ardhur keq dhe i lutemi presidentit Vuçiq dhe popullit serb të pranojnë një kërkimfalje”, citohet të ketë thënë ai.

Dhe pas kësaj ka ardhur deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai, siç shkruajnë mediat serbe, e ka falënderuar ambasadorin francez “për mesazhin e respektit për viktimat serbe të Luftës së Madhe”.

“Serbia do ta mirëpres Presidentin Macron në një mënyrë madhështore”, ka thënë tutje Vuçiq.

Mediat serbe thonë se Vuçiq u turpërua në Paris: Thaçi në mesin e liderëve botëror, Vuçiq në qoshe
Lexo po ashtu Mediat serbe thonë se Vuçiq u turpërua në Paris: Thaçi në mesin e liderëve botëror, Vuçiq në qoshe

Ndryshe mediat serbe e kishin quajtur skandaloze radhitjen e mysafirëve në manifestimin qendror, përballë Portës Triumfale në Paris, në shënimin e 100-vjetorit të marrëveshjes që i dha fund Luftës së Parë Botërore, në një vend ishin krerët shtetërorë të më shumë se 80 shteteve, duke vlerësuar se nikoqiri e ka nënçmuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kurse kanë favorizuar presidentin Thaçi, i cili ishte ulur në binën kryesore ku ishin liderët kryesorë botëror. /Telegrafi/