LAJMI I FUNDIT:

Thaçi merr pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë në Armeni

Thaçi merr pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë në Armeni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Jerevan të Armenisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë, që mbahet më 11 dhe 12 tetor 2018.

Presidenti Thaçi në këtë samit do të shoqërohet nga Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme.


Ndër temat më me rëndësi për Kosovën, që do të diskutohen në këtë samit, do të jetë edhe avancimi i statusit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë, nga vëzhgues në anëtar të asociuar.

Gjatë qëndrimit në Jerevan të Armenisë, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderë të vendeve frankofone, që do të jenë pjesëmarrës në këtë samit.

Në këto takime, presidenti Thaçi do të kërkojë përkrahje edhe për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive është instanca më e lartë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku Republika e Kosovës është anëtare vëzhguese që nga viti 2014.

Kjo organizatë bashkon 84 shtete dhe qeveri anëtare, që kanë të përbashkët gjuhën frënge dhe vlerat që i ndajnë vendet e Frankofonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori