LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Komiteti i Punëve të Jashtme të PE-së e konsideron të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë

Thaçi: Komiteti i Punëve të Jashtme të PE-së e konsideron të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) ka miratuar draft-rezolutën për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se AFET e konsideron të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

” Mbi te gjitha, AFET e konsideron krejt të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje kompromisi për marrëveshjen përfundimtare”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) ka miratuar dje draft-rezolutën për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

E mirëpres dhe i falënderoj eurodeputetët për votimin e djeshëm në Komitet të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) për përkrahjen që i është liberalizimit të menjëhershëm të vizave dhe arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vendimi për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, jo vetëm që është i merituar, por është i vonuar padrejtësisht.

Lidhur me fazën përfundimtare të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e mirëpres faktin që AFET bën thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që do të përkrahet nga të gjitha palët, që do të ruajë karakterin shumetnik të shteteve tona dhe nuk do të krijojë kufij përgjatë vijave etnike.

Mbi te gjitha, AFET e konsideron krejt të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje kompromisi për marrëveshjen përfundimtare.

Kjo qasje dhe përmbajtja e kësaj draft-rezolute të miratuar nga AFET dje, e cila pritet të votohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, është identike me qasjen dhe argumentet tona për marrëveshjen përfundimtare. Draft-rezoluta është dëshmi se eurodeputetët e kanë kuptuar qartë se cili është opsioni më i mundshëm dhe real i arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.
Shpresoj se miratimi i kësaj draft-rezolute do t’i ndihmojë të gjithë në Kosovë, pra institucionet dhe partitë politike, që ta kuptojnë se cili opsion mund ta bëjë të mundur arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm i BE-së që Kosovën e trajton si shtet të pavarur dhe sovran. Prandaj, votimi i djeshëm nga AFET është mbështetje e fuqishme për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për të tejkaluar status quon aktuale të rrezikshme, e cila ka tendenca të përkeqësimit, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori