LAJMI I FUNDIT:

Thaçi ironizon me Avdullah Hotin për ‘tradhti kombëtare’, thotë se nuk është qëndrim i LDK-së

Thaçi ironizon me Avdullah Hotin për ‘tradhti kombëtare’, thotë se nuk është qëndrim i LDK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas ngjarjeve të fundit në Paris, ku mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 100’të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ka dhënë detaje nga takimet me liderët botërorë

Thaçi në intervistë për Periskopin flet për dialogun me Serbinë, nevojën e unitetit të skenës politike në Kosovë.


Lidhur me cilësimin e Avdullah Hotit se Thaçi po bën tradhti kombëtare me idenë për kufijtë, presidenti është përgjigjur duke thënë se nuk dëshiron të komentojë deklarata të tilla. Por ka thënë se një deklaratë e tillë nuk është pozicion i LDK-së.

Hoti: Takimi i Thaçit me Putinin, tradhti kombëtare (Video)
Lexo po ashtu Hoti: Takimi i Thaçit me Putinin, tradhti kombëtare (Video)

“Nuk dëshiroj të komentoj deklarata të tilla, le të jetë në ndërgjegjen e tij edhe ai e di që nuk është ashtu, po ai i takon një profile të lartë akademik dhe e ka vlerësimin shumë të thellë dhe largpamës e di që nuk është pozicion i LDK’së. LDK e mbështetë dialogun dhe të arrihet marrëveshja. Ka pasur dhe ka traditë të mirëkuptimit të dialogut, pajtimit mes shteteve tona”.

“Zoti Mustafa dhe unë kemi marrë pjesë në shumë procese. E ritheksoj liderët e partive politike duke nisur nga kryetari Veseli kanë pasë rol aktiv dhe pozitiv, zoti Mustafa ka qenë produktiv me mesazhe e tij në dialog. Zoti Limaj ka pranu me marrë përgjegjësi dhe me u sfidu gjë që duhet vlerësuar. Tash Qeveria nuk duhet ta djegë atë dhe me bë ndërskamca dhe mos me nda mjete për me i themelu ekipet negociuese. Shoh një reflektim edhe nga partitë tjera opozitare që dëshirojnë me lëvizë këtë punë sa ma shpejt aq më mirë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori