LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Takimi i Thaçit me Putinin, tradhti kombëtare (Video)

Hoti: Takimi i Thaçit me Putinin, tradhti kombëtare (Video)

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se është e pabesueshme që një ish-udhëheqës i lartë i UÇK-së [Hashim Thaçi], të kërkojë mbështetje nga Rusia për marrëveshje me Serbinë.

“Është e pabesueshme që një person që ka qenë në udhëheqja të lartë të UÇK-së, mund të degradojë deri në atë pikë sa që të kërkojë mbështetje të Rusisë, për marrëveshje me Serbinë. Ku keni parë kështu. A keni besuar edhe ju së paku”, tha deputeti i LDK-së.

Hoti në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka besuar askush që një ish-kryetar i PDK-së, degradon në atë pikë sa që mund të bëj edhe tradhti kombëtare.

“Nuk ka besuar askush që një ish-kryetar i PDK-së, që duhet se është edhe tash kryetar i kësaj partie, të degradojë dhe të shkojë deri në atë pikë sa të bëj edhe tradhti kombëtare”, tha Hoti, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se Thaçi me kërkimin e korrigjimit të Kosovës, po bën rishikimin e Pavarësisë së Kosovës.

“Korrigjimi i kufijve është rishikim i Deklaratës së Pavarësisë. Korrigjimi i kufijve është ribërje e shtetit të Kosovës. A nuk është tradhti kjo?!”, shtoi më tej Hoti.

Deputeti opozitar thotë se është e vështirë të gjesh ndonjë deputetë në Kuvendin e Kosovës, madje as nga ata të PDK-së që do të ishin dakord për korrektimin e kufijve.

“Asnjë deputetë e asnjë qytetar nuk e gjen të gatshëm të pranojë një veprim të tillë”, tha ndër të tjera deputeti i LDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori