Thaçi falënderoi fansat që ia uruan ditëlindjen (Foto)

Hashim Thaçi ka pasur edhe një arsye më tepër për të festuar.
Presidenti i Kosovës festoi ditëlindjen e 49 dhe ka marr shumë urime në lidhje me këtë rast.
Ai me këtë rast përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që e uruan duke thënë se kemi ndarë së bashku shumë çaste të bukura dhe të vështira, transmeton Telegrafi.
“Sot pata shumë thirrje e mesazhe në rrjete sociale me urime për ditëlindje. Së bashku kemi kaluar shumë kohë, kemi ndarë shumë çaste të vështira dhe të gëzuara. Nga thellësia e zemrës ju falënderoj”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, ish-lideri i PDK-së është i martuar me Lumnije Gërxhaliun dhe ka një djal, Endritin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/04/2017
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































