LAJMI I FUNDIT:

I tha se do t’ia publikojë videot e fotot intime të saj nëse nuk i jep para, arrestohet një i dyshuar në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

I tha se do t’ia publikojë videot e fotot intime të saj nëse nuk i jep para, arrestohet një i dyshuar në magjistralen Ferizaj-Kaçanik
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar nën dyshimin se e ka shantazhuar një femër se do t’ia publikojë fotot dhe video-incizimet intime nëse nuk i jep para.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:30 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.


Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kërkuar para nga viktima femër kosovare duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori