Tevez po e tërheq Juven drejt titullit

Bianconerët fituan me rezultat 3-2 ndaj Violas dhe tash janë një pikë larg kurorëzimit me Scudetto, derisa argjentinasi shënoi dy gola në atë takim.
“Tevez? Ai është fantastik. Që nga fillimi i sezonit na ka ndihmuar t’i fitojmë ndeshjet. Ai po na tërheq drejt titullit. Do t’i jemi gjithmonë mirënjohës”.
“Jemi të lumtur... Mund të jemi krenarë për këtë sezon, kemi bërë përparim mahnitës”, ka thënë kapiteni për Mediaset Premium.
Një pikë në udhëtimin e të dielës te Sampdoria, do t’ia sigurojë Juves titullin e katërt radhazi në Serie A. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































