LAJMI I FUNDIT:

Teuta, Kukësi dhe Laçi kalojnë në raundin tjetër të Ligës së Evropës pas fitoreve të sotme

Teuta, Kukësi dhe Laçi kalojnë në raundin tjetër të Ligës së Evropës pas fitoreve të sotme

Tri klube nga Superliga e Shqipërisë kanë shënuar sukses gjatë ndeshjeve të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, pasi me fitore kanë siguruar kalimin në raundin e dytë.

Teuta e Durrësit ishte klubi i parë shqiptar që gjatë ditës së sotme siguroi kalimin në raundin tjetër pas fitores 2-0 ndaj Beitar Jerusalem të Izraelit.

Golat në këtë fitore të durrsakëve i shënuan Blerim Krasniqi (6’) për 1-0 dhe Ruben Hebaj (87’) për rezultatin përfundimtar 2-0.

Fitore shumë të madhe, por edhe të vështirë arriti Kukësi që mposhti me rezultat 2-1 ekipin nga Bullgaria, Slavia Sofia.

Kukësi kaloi i pari në epërsi me anë të Patrick Friday (52’) nga penalltia për 1-0, mysafirët barazuan me anë të Kaloyan Krastev (81’) për 1-1, ndërsa Godberg Cooper (85’) shënoi golin e fitores 2-1.

Klubi i tretë shqiptar që siguroi kualifikimin në raundin e dytë është Laçi, i cili mposhti në udhëtim ekipin nga Azerbajxhani, Keshla.

Loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa ekipi i Armando Cungut u tregua më i saktë në penallti, duke fituar ndeshjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori