LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, Këshilli sërish pezulloi planin për “Shik Jellak”

Tetovë, Këshilli sërish pezulloi planin për “Shik Jellak”

Këshilli i Komunës së Tetovës për herë të tretë e pezulloi edhe për gjashtë muaj zbatimin e planit urbanistik për bllokun urban 57 ( 57a), e njohur ndryshe si vendi i ish fabrikës “Shik Jellak”.

Ky pezullim sipas Komunës u bë për të mbrojtur interesin publik dhe se pritet hyrja në fuqi e planit të ri detal urbanistik për këtë zonë, të cilin Këshilli Komunal e miratoi në seancën paraprake.


Kjo sipas Komunës së Tetovës u bë për të mbrojtur interesin publik dhe se në planin e ri është e ndarë më shumë hapësirë për rrugë, institucione si shkollë, çerdhe, trotuare më të gjera dhe të tjera.

“Tani, bëjmë pezullimin edhe për gjashtë muajt e ardhshëm. Me pezullimin e planit të vjetër është obliguar kryetari i Komunës që të nis procedurën me sektorin e urbanizmit për sjelljen e planit të ri ku ai veç më duke respektuar proceduar ligjore që të merr pëlqimin dhe të bëhet i plotfuqishëm, që të arrijmë deri në atë pikë është vazhdimësia e pezullimit që të arrijmë deri në sjelljen e planit të ri. Të gjithë atë dehumanizim që i parashihte plani i vjetër, kemi arritur që në planin e ri të bëjmë humanizmin e kësaj pjese. Sjellim një vendim që do të mbrojë interesin publik”, tha Besar Durmishi -kryetar i Këshillit të Tetovës./TV21/