LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, asnjë përgatitje për transportin urban

Tetovë, asnjë përgatitje për transportin urban

Edhe pse Banka Botërore ka miratuar kredinë e kërkuar nga komuna e Tetovës në vlerë prej 73 milion denarësh për furnizim me gjashtë autobusë për transportin urban, komuna e Tetovës nuk ka filluar ende përgatitjet në këtë drejtim. Nuk është bërë ndarja e rrugëve për parkimin e autobusëve as vendosja e stacioneve për pritje edhe pse parashikohen rreth 50 të tillë. Kreu i këshillit të Komunës Bekim Memeti thotë se punimet nuk kanë filluar për shkak të qëndrimeve të ndara në Këshillin komunal lidhur me kompaninë që duhet ti ndërtojë stacionet.

“Banka Botërore ka aprovuar kërkesën e komunës së Tetovës për huamarrjen për autobusët. Ka vendim edhe nga Ministria e Financave tani ngelen edhe disa procedura, që më pas Banka Botërore të inicioj shpalljen e tenderimit për gjashtë autobusë. Deri tek këshilli ka ardhur një kërkesë për donacion për ndërtim të stacioneve dhe herën e parë nuk u realizua shkaku se kishte një keqkuptim nga ana e këshilltarëve dhe unë vendosa ta tërheq, mirëpo tani dilemat janë sqaruar dhe kërkesa do përsëritet, dhe njerëzit që duan të investojnë janë të mirëseardhur”-tha Bekim Memeti, kryetar i Këshillit komunal.


Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar sërish këshilltarët e opozitës. Ata sqarojnë se votimi për donacionin nuk është bërë shkaku se firma ka qenë jo aktive.

“Miratimi nuk u bë për donacionin shkaku se firma që bënte donacionin ishte jo aktive dhe me borxhe ndaj Drejtorisë së të hyrave publike, andaj dhe është e pamundur që të bëj donacion një firmë e cila nuk ka shlyer borxhet ndaj DAP. Përveç kësaj, firma kërkonte në këmbim 10 vjeçar shfrytëzimin e stacioneve për reklamime pa e kompensuar komunën. Nëse këto pengesa evitohen atëherë do votohet”, thonë këshilltarët e opozitës.

“Ndërkohë edhe këta vende që janë ndarë gjasme për parkim të autobusëve apo fugonave që bëjnë transport publik asnjëherë nuk shfrytëzohen nga të njëjtët ngase, gjithnjë janë të zënë me makina private duke u parkuar, siç e shihni, në rrugë”.

Përndryshe, komuna e Tetovës, në specifikacinin e saj ka kërkuar furnizim me gjashtë autobusë me nga 50 ulëse dhe me sistem ekologjik ultramodern./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori