LAJMI I FUNDIT:

​Tetë vjet e gjashtë muaj burg për dy shtetasit e Shqipërisë, transportonin marihuanë

​Tetë vjet e gjashtë muaj burg për dy shtetasit e Shqipërisë, transportonin marihuanë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim dënues kundër dy të akuzuarve A. M. dhe A. M., shtetas të Republikës së Shqipërisë sepse në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas gjykatës, i akuzuari A. M. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej katër vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej tremijë euro.


Në njoftim thuhet se i akuzuari A. M. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej katër vjet dhe dënim me gjobë në shumën prej tremijë euro.

Të akuzuarve në këtë dënim do të iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21 gusht 2019. Po ashtu të akuzuarit janë obliguar që të paguajnë secili veç e veç shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej dyqind euro si dhe shumën prej pesëdhjete euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar është vërtetuar se të pandehurit më 21 gusht 2019, pa autorizim kanë importuar substancë narkotike e llojit ‘Marihuanë’ nga Republika e Shqipëria për në Republikën e Kosovës në atë mënyrë që; i pandehuri A. M. pasi kalon pikën kufitare ‘Qafë Morinë’ në Gjakovë, e parkon veturën e markës Mercedes tek parkingu i qendrës tregtare ‘ETC’ në Gjakovë, më pas me të pandehurin A. M. me veturën e markës së bashku vazhdojnë rrugën në drejtim të qendrës tregtare “Landi Star” ku ndalohen për kontrolle nga njësia antidrogë.

Meqenëse i pandehuri A. M. e kishte të parkuar automjetin tek ‘ETC’, për të cilin kohë më parë kishte informacione se posedonte substancë të dyshuar për narkotikë, njësiti antidrogë, së bashku me të dyshuarit kanë shkuar tek vetura e parkuar pranë ‘ETC-s’ dhe gjatë kontrollit, në pjesën e pasme (bagazh), janë gjetur katër thasë me substancë në formë bari e dyshuar për marihuanë, ku nga ekzaminimi laboratorik i forenzikës është konstatuar se të akuzuarit kishin në posedim neto njëzet e nëntë kilogram e treqind e shtatëmbëdhjetë gram, substancë narkotike të llojit marihuanë, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata ka urdhëruar Stacionin Policor në Gjakovë, që pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi të bëjë shkatërrimin e substancës narkotike si dhe ndaj të akuzuarit A. M. t’i konfiskohet automjeti i markës “Mercedes-Benz”, ashtu që pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, Agjencia për Sekuestrimin e Pasurisë së Konfiskuar në Prishtinë, obligohet që ta marr nën administrim dhe menaxhim.

Të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Palët kane të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori